Mish viçi me salcë djathrash

Ushqime

Mish viçi me salcë djathrash

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 16:12
Foto Ilustrim

Nuk dini me cfarë ta bëni mishin dhe, nga ana tjetër, nuk doni të rrini gjithë kohës mbi sobë? Kemi një zgjidhje të shijshme dhe të shpejtë. Mjafton të piqni edhe disa perime dhe vakti është gati dhe i plotë.

Përbërësit për 4 persona: 

500-600 gr mish viçi shumë i butë, 200 g djathë Gorgonzola, 150 g Mascarpone, 1 lugë gjalpë, kripë, piper.

Përgatitja: 

Është shumë e rëndësishme që mishi të pritet në feta të vogla shumë të holla (ashtu siç pritet për Carpacio). Në një tigan të madh, tresim një lugë të madhe gjalpë, shtojmë mishin, e spërkasim me pak kripë dhe e lëmë në zjarr duke e përzier herë pas here me lugë druri. Kur mishi të jetë zbutur dhe të ketë marrë pak ngjyrë, shtojmë Mascarpone-n me lugë dhe Gorgonzola-n të prerë në copa të vogla. E përziejmë me lugë druri dhe pas 1-2 minutash e heqim nga zjarri. E shërbejmë menjëherë me oriz të bardhë ose sipas dëshirës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat