Si ta luftoni stresin? Konsumoni këto ushqime

Ushqime

Si ta luftoni stresin? Konsumoni këto ushqime

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 10:43
Foto ilustrim

Të mësosh se si të menaxhosh stresin dhe pak nga pak ta eliminosh atë është e rëndësishme për të patur një shëndet të mirë mendor.

Një studim i vitit 2015-të i publikuar në revistën “Nutritional Neuroscience”, eliminoi lidhjen mes ushqyerjes dhe luhatjeve të humorit tek të rriturit. Rezultatet e studimit konfirmuan që një ushqyerje me yndyrna të ngopura dhe të pasura me shumë kalori shkaktonte depresion.

Ushqimet që largojnë stresin dhe mërzinë, dhe ushqimet që i shkaktojnë ato

Gjatë tretjes proteinat shpërbëhen në aminoacide. Transmetuesit nervorë që formohen me këto aminoacide na mbajnë zgjuar, rrisin nivelet e energjisë dhe e shfrytëzojnë plotësisht atë. Peshku, mishi dhe shpendët renditen si ushqime me nivel të lartë proteinash. Nëse nuk merrni mjaftueshëm aminoacide, atëherë do të prekeni nga depresioni. Po ashtu edhe nga humbja e përqendrimit, prishje të ekuilibrave hormonalë dhe çrregullime të gjumit. Karbohidratet përshpejtojnë qarkullimin e gjakut dhe na ofrojnë qetësi. Studimet kanë treguar se njerëzit që mbajnë dietë për 2 javë duke ulur nivelin e karbohidrateve, përballen me rrezikun në rritje të depresionit pas përfundimit të dietës. Ushqimet që përmbajnë karbohidrate janë buka, biskotat me kripë, makaronat, frutat dhe drithërat. Karbohidratet e mira janë ato që nuk përpunohen duke u zbardhur. Studimet kanë treguar që mungesa e acidit folik mund të shkaktojë depresion.

Një racion me spinaq ose një gotë me lëng portokalli ka fuqinë të parandalojë depresionin. Gjendja e mërzitjes rritet kur qelizat nuk reagojnë ndaj insulinës si pasojë e sheqernave dhe yndyrnave të tepërta. Shkencëtarët pranojnë që rezistenca ndaj insulinës shkakton depresion. Mjekët rekomandojnë të kini kujdes kur konsumoni këto fruta dhe të shmangni pijet me aciditet të lartë, kosi me shije të ndryshme shtesë, ëmbëlsirat, biskotat e thata, dhe drithërat. Ata rekomandojnë konsumimin e frutave me pak fruktozë siç janë luleshtrydhet. Triptofani rrit serotoninën e njohur ndryshe si hormoni i lumturisë. Mjekët rekomandojnë të konsumoni arra, tërshërë dhe djathë që të plotësoni nevojën për triptofan.

Me rritjen e niveleve të hormonit të lumturisë, shuhet uria. Për më tepër, niveli i triptofanit bie gjatë çrregullimeve me gjumin dhe depresionin.
Sheqeri tek çokollata shkakton sekretimin e serotoninës ndërkohë që yndyrnat nxisin sekretimin e endorfinës. Ky kombinim shkakton një fenomen të njohur si “lumturia optimale e trurit.” Kafeina te çokollata ofron një ndikim të përkohshëm gjallërues tek njeriu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat