​Nis Java e Kuzhinës italiane në Kosovë

Ushqime

​Nis Java e Kuzhinës italiane në Kosovë

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 21:00
Foto

Nga sot e deri më 29 nëntor mbahet edicioni i pestë i Javës së Kuzhinës italiane në Kosovë: një kalendar i pasur nismash në rrjetet tona sociale.

Këtë vit titulli i nismës do të jetë "Dije dhe Shije të Tokës italiane, 200 vjet nga lindja e Pellegrino Artusi", babai i gatimit italian në shtëpi, njofton Ambasada e Italisë në një postim në Facebook.

Java e Kuzhinës italiane do të realizohet nën kujdesin e Italian Trade Agency (ICE) dhe Ambasadës italiane në Prishtinë.

Java e Kuzhinës italiane në botë, sinteza e një rrugëtimi që zë fill nga Expo 2015 në Milano, është një takim i përvitshëm dedikuar të ushqyerit të qëndrueshëm dhe traditës enogastronomike si shenjë dalluese e identitetit dhe kulturës italiane. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat