Kek me dardhë dhe çokollatë

Ushqime

Kek me dardhë dhe çokollatë

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 14:40
Foto Ilustrim

PËRBËRËSIT:

5 dardha
3 vezë
150 g sheqer
100 ml vaj
1 fryrës ëmbëlsirash me vanilje
100 ml qumësht
250 g miell
50 g kakao
100 g copëza çokollate

PËRGATITJA: 

Ndezim furrën në temperaturën 180 gradë. Në tas përziejmë me rrahësen e vezëve me dorë miellin, kakaon dhe fryrësin e kekut. Ndërkohë, në një tas tjetër rrahim vezët me sheqerin derisa të dyfishojnë vëllimin, shtojmë vajin dhe e përziejmë derisa masa të bëhet e njëtrajtshme.
Më pas hedhim te tasi me vezë miellin që përziem në fillim, duke alternuar me radhë pak miell dhe pak qumësht. Presim dy dardha në kubikë dhe bashkë me copat e çokollatës i shtojmë te brumi. Pasi të shtrojmë një letër furre në tavë hedhim brumin dhe sipër tij vendosim dardhat e mbetura të
prera përgjysmë. E pjekim në furrë për 40 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat