Kek me kokos dhe luleshtrydhe

Ushqime

Kek me kokos dhe luleshtrydhe

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 14:45
Foto Ilustrim

PËRBËRËSIT:

 3 vezë, 150 g sheqer, 200 g gjalpë, 250 ml qumësht , 100 g kokos, 300 g miell, 1 fryrës keku me vanilje dhe 400 g luleshtrydhe.

PËRGATITJA: 

Rrahim vezët me sheqerin derisa të dyfishohet masa, shtojmë gjalpin e tretur, qumështin dhe e rrahim përsëri. Shtojmë kokosin dhe miellin, fryrësin me vanilje dhe i përziejmë mirë. Pastrojmë luleshtrydhet dhe I ndajmë në copa. Shtrojmë brumin në tavën e lyer me gjalpë, vendosim luleshtrydhet sipër dhe e pjekim në furrë të para ngrohur për 50 minuta me 180 gradë. E ftohim plotësisht dhe e lyejmë sipër me me sheqer pluhur dhe luleshtrydhe të freskëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat