Disa ushqime që mund të na shkaktojnë vdekjen

Ushqime

Disa ushqime që mund të na shkaktojnë vdekjen

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 15:36

Akademia Amerikane e Pediatreve ka publikuar listën e ushqimeve më të rrezikshme në botë. Janë ushqime të nevojshme, disa shumë të shtrenjta, por nëse s’i përdorim siç duhet mund të na shkaktojnë vdekjen, ose të na sëmurin për ca ditë.

Hot dogs

Sipas një studimi të ri, hot-dogët përbëjnë kërcënim dhe për fëmijët sepse mund t’u mbeten në fyt ndaj ato duhet të shoqërohen me tabela paralajmëruese. Rreth 17 përqind e rasteve të asfiksisë së shkaktuara nga ushqimet tek fëmijët nën dhjetë vjeç shkaktohen nga hot-dogët.

Kikirikët

Kikirikët janë të shijshëm, por në fakt ata s’janë dhe aq të pafajshëm. Sipas një studimi thuajse një përqind e popullsise ka alergji nga kikiriket. Është një prej shkaqeve më të rëndësishëm në vdekjet nga alergjitë. E për shkaqe të pashpjegueshme ky fenomen po rritet gjithnjë e më shumë. Veçanërisht, numri i alergjive nga kikiriket është rritur tek fëmijët.

Gjethet jeshile

Gjethet jeshile, përfshi këtu spinaqin, sallatën dhe lakrën janë përfshirë në ushqimet më të rrezikshme. Sipas studimeve, ushqimet e kësaj kategorie kanë shkaktuar shumë sëmundje, disa prej këtyre të lidhura me ushqimin në restorante. Pjesa më e madhe e problemeve që shkaktojnë vjen nga kapja me duar të palara e tyre.

Peshku ton

Peshku ton i konservuar është një nga ushqimet më të preferuara të konsumit të shpejtë. Toni është bërë shumë shpejt peshku me i konsumuar në botë. Por, ai ka dhe reputacionin më të keq. Studiuesit kanë paralajmeruar se konsumi i tepërt i tij mund të ndikojë në sëmundjet kardiovaskulare dhe sistemin nervor, për shkak të nivelit të lartë të merkurit që gjendet tek ai.

Kafeja

Përveç mundësisë së rritjes së ritmit të rrahjeve të zemrës, kafja shkakton një sëre problemesh të tjera që nga mungesa e gjumit e deri tek ngjyrosja e dhëmbëve. Kafja mund të duket si produkti i nevojshëm për konsum ditor, por në fakt ajo konsiderohet në listën e dhjetë ushqimeve më të dëmshme për njerëzit në mbarë botën.

Kërpudhat

Nuk është per t’u çuditur që kërpudhat bëjnë pjesën në listën e ushqimeve të rrezikshme. Duke lënë mënjane vetitë e tyre për të shkaktuar halucinacione, kërpudhat edhe mund të vrasin. Shumë prej tyre janë aq helmuese sa mund të vrasin dikë që i konsumon në vend. Prandaj, këshillohet që ato të mos këputen asnjëherë vetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat