4 ushqimet më të shëndetshme që duhet ti konsumoni dhjetor

Ushqime

4 ushqimet më të shëndetshme që duhet ti konsumoni dhjetor

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 13:11
Foto ilustrim

Në muajin dhjetor edhe ushqimet na duket sikur marrin ngjyra festive. Dhe nuk mund të mos për gjelin e detit të mbushur e të pjekur mirë, përsheshin karakteristik apo sallatërat e shumta që servirin amvisat shqiptare.

Por ne duhet të kujdesemi për shëndetin tonë dhe ekspertë ju sugjerojmë një listë me produktet që duhet të jenë pjesë e tryezave tuaja gjatrë këtij muaji.

Brokoli
Gjysmën e vitit, nga muaji dhjetor në muajin maj, ju mund të zgjidhni mënyra të ndryshme për të gatuar këtë “super ushqim”. Brokoli ka pak kalori dhe është tejet i pasur në vitamina e minerale si dhe shumë fibra dhe përmban vitaminat K,C, acidin folik, kaliumin dhe fibra dhe ka në përmbajtje edhe beta-karoten e cila ka veti anti-kancerogjene.

Brokoli përmban edhe fibra, të cilat ndihmojnë sistemin tretës dhe ndikojnë në uljen e sasisë së kolesterolit në gjak. Ndërkohë që acidi folik që brokoli përmban është i nevojshëm për prodhimin e qelizave të reja në trup.

Lulelakra
Lulelakra prodhohet nga muaji dhjetor deri në muajin maj, ju mund të konsumoni lulelakër të freskët, pasi vlerat ushqyese të saj janë të shumta. Por mos e teproni, pasi konsumi në sasi shumë të mëdha, shkakton fryrje të barkut.

Lulelakra është e pasur me vitaminë C, K, B-6 dhe acid folik. kalcium, hekur, magnez, fosfor. Ajo është e pasur me shumë fibra dhe ujë dhe ndihmon në sëmundjet e aparatit tretës dhe në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit.

Një tjetër përbërës i lulelakrës, kolina, ndihmon në forcimin e memories, të muskujve, si dhe ndihmon me problemet e gjumit.

Arrat dhe lajthitë
Këto fruta të thata janë një element kryesor në kuzhinë, njësoj si mielli apo gjalpi. Pavarësisht se arrat dhe lajthitë i kemi gjatë të gjithë vitit, gjatë sezonit të tyre ato kanë një shije unike.

Ato mund t’i shijoni siç janë ose mund t’i përdorni në ëmbëlsira apo gatime të tjera. Do t’i japin më shumë shije dhe aromë ushqimit tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat