Si t’i zëvendësoni ushqimet e dëmshme që krijojnë varësi

Ushqime

Si t’i zëvendësoni ushqimet e dëmshme që krijojnë varësi

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 08:00
Ilustrim

Ushiqmet që konsumojmë çdo ditë ndikojnë shumë në shëndetin tonë.

Prandaj ne duhet të jemi më të vetëdijshëm në ushqimet që konsumojmë dhe a janë ato të mira për shëndetin tonë apo jo.

Disa ushqime konsiderohen të shëndetshme, e disa të tjera jo duke krijuar një lloj varësie tek organizmi jonë.

Varësi të tilla shtojnë mundësinë për të qenë obezë apo për tu prekun nga një sërë sëmundjesh kronike e shumë serioze.

Por cilat janë këto ushqime dhe  me çfarë duhen zëvendësuar për të pasur një dietë të pasur vetëm me ushqime të shëndetshme.

Çfarë është varësia ndaj ushqimit

Sipas ekspertëve rreth 20% e njerëzve në botë kanë ndonjë lloj varësie nga ushqimi.

Kjo shifër është akoma më e lartë tek personat të cilët cilësohen si obezë.

Konsiderohet si një varësi shumë e rrezikshme e cila mund të shkaktojë një sërë problemesh në organizëm.

Funksionon njëjtë si çdo varësi tjetër nga alkooli apo duhani.

Lajmi i mirë është se jo çdo ushqim ka fuqinë të shkaktojë varësi, por vetëm disa të caktuar.

Ekspertët i rendisin për nga rëndësia dhe ndikimi ata më problematikët si dhe ushqimet që mund ti konsumoni të sigurt.

Si krijohet

Universiteti i Miçiganit hodhi dritë mbi këtë çështje duke studiuar rreth 518 persona.

Ku çdo person u ushqye me një listë të caktuar prej 35 ushqimesh të ndara në dy grupe të mëdha.

Ato ishin ushqimet e përpunuara dhe ato natyralet.

Ekspertët i matën këto ushqime në një shkallë nga 1 deri në 7, ku me numrin 7 vlerësoheshin personat të cilët kishin krijuar shumë varësi ndaj ushqimeve.

Në përfundim të studimit rreth 10% e pjesëmarrësve u diagnostikuan me varësi të plotë ndaj ushqimeve të caktuara.

Ndërsa 92% e pjesmarrësve patën varësi të pjesshme ndaj disa prej 35 ushqimeve të ofruara nga ekspertët.

Këto ushqime kanë aftësi të krijojnë varësi për shkak të disa hormoneve që çlirohen në organizëm kur i konsumoni.

Ndikojnë trurin, receptorët e shijes dhe një sërë funksionesh të tjera në organizëm, duke bërë që organizmi të kërkojë gjithnjë e më shumë nga këto ushqime.

Nëse i konsumoni shpesh trupi juaj do të fillojë të bëhet i varur ndaj substancave që ushqime të caktuara përmbajnë, duke bërë që ti konsumoni gjatë gjithë kohës.

Ushqimet që krijojnë varësi

Nga studimi i përmendur më sipër eskpertët dolën në konkluzionin se njerëzit kanë tendencë të krijojnë varësi vetëm ndaj një grupi ushqimesh, atyre të përpunuarave.

Ushqimet të cilat krijojnë më shumë varësi janë ato me shumë sheqer, yndyrë apo ushqimet që i përmbajnë të gjithë këta përbërës.

Lista e saktë që duhet evituar sipas ekspertëve të Universitetit të Miçiganit në SHBA  është kjo:

Picat

Çokollata

Patatinat

Biskotat

Akullorja

Patatet e skuqura

Mishi i skuqur

Pijet energjike

Tortat

Djathi

Ushqimet e skuqura

Karamelet

Kokoshkat

Gjithashtu ekspertët shprehen se të gjitha ushqimet e proçesuara me shumë kripë, sheqer, yndyrna apo ato të konservuarat kanë shumë mundësi të krijojnë varësi për trupin.

Në këtë listë mund të shtoni çdo produkt që përmban konservatë apo ngjyrues të ndryshëm.

Ushqimet e sigurta për tu ngrënë

Ndër ushqimet më të sigurta për tu konsumuar pa asnjë problem e në çdo kohë sipas këtij studimi janë ato që renditen më poshtë:

Kastravecat

Karrota

Bishtajorët

Mollët

Orizi kaf

Brokoli

Bananet

Salmoni

Misrat

Drithrat

Gjoksi i pulës

Vezët

Arrorët

Në këtë listë mund të fusni çdo perim apo frut të stinës i cili ka origjinë natyrale.

Sa më pak të përpunuara të jenë ushqimet që konsumoni aq më i sigurt është organizmi juaj ndaj varësive të cilat çojnë deri në obezitet e sëmundje të tjera serioze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat