Si ta kuptoni nëse vezët vijnë nga një pulë e sëmurë?

Ushqime

Si ta kuptoni nëse vezët vijnë nga një pulë e sëmurë?

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 16:56
Foto ilustrim

Është e rëndësishme të dimë dallimin mes një pulë të shëndetshme dhe asaj që nuk është. Një pulë e shëndetshme ha lloje të ndryshme ushqimi çdo ditë. Madje ato hanë insekte dhe mish.

Çdo lëndë ushqyese që ha një pulë transferohet tek vezët. Pulat duhet të lëvizin lirshëm dhe gjithashtu të hanë ushqime organike në mënyrë që të ofrojnë vezë më të mira.

Pulat e vendosura në kafaze të vogla nuk do të marrin kurrë hapësirën që ato kanë nevojë, si dhe lëndët ushqyese. Vezët e tyre nuk do të jenë të së njëjtës cilësi me pulat e tjera.

Ja disa këshilla që do t’ju ndihmojnë të dalloni një vezë të shëndetshme:

Fortësia e lëvozhgës

Është e rëndësishme që lëvozhga e vezës të jetë e fortë. Nëse nuk është e fortë dhe thyhet lehtësisht, veza nuk është e mirë. Pulat që hanë mirë kanë lëvozhga të forta dhe vezë më të mira.

Ngjyra e të verdhës së vezës

Ngjyra e të verdhës së vezës duhet të jetë ngjyrë e thellë portokalli. Ato që janë të verdha të ndritshme ose të lehta duhet të shmangen.

Trashësia e të verdhës së vezës

Nëse e verdha e vezës është e trashë dhe e rrumbullakët, është më e shëndetshme. Nëse vezët nuk kanë këto karakteristika nuk janë cilësore.

Një studim i botuar në Revistën e Oxford-it vërteton se sasia e beta-karotenit që gjendet në vezë mund të rritet nëse pula ushqehet me këtë element.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat