Brokoli me vezë dhe gjizë – Receta plot shije dhe shëndet

Ushqime

Brokoli me vezë dhe gjizë – Receta plot shije dhe shëndet

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 16:40
Foto ilustrim

Një pjatë plot shëndet!

Nisja e mëngjesit shëndetshëm është shumë e rëndësishme

Një mënyrë fantastike për të mbajtur trupin dhe organizmin në formë dhe të shëndetshëm

Kjo pjatë përbëhet nga dy përbërës fantastik në vlera ushqyese, vezë dhe brokoli.

Përgatitja e brokolit me vezë

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë për 4-5 persona)

300 gr brokoli

4 kokrra vezë

3-4 lugë gjelle gjizë ose djathë i thërrmuar

2-3 filxhanë kafeje me vaj ulliri

Kripë

Piper

Përgatitja 

Brokoli pastrohet nga gjethet dhe i hiqet kërcelli.

Tufat e mëdha të luleve ndahen në degëza të vogla.

Lahen në ujë të ftohtë dhe lihen të zjejnë në ujë të valuar me kripë për 10 minuta.

Brokoli hiqet nga zjarri, kullohet uji dhe e nxehtë vendoset në një pjatë që të ftohet.

Ndërkohë ndani të bardhat nga të verdhat e vezëve.

Si fillim rrihni fort të bardhat e vezëve derisa masa të krijohet në formën e shkumës, më pas shtoni të verdhat, kripën, piperin vijoni t’i rrihni  edhe për pak.

Vendosni një tigan në zjarr, shtoni aty vaj ulliri, lëreni të nxehet për 1-2 minuta dhe më pas shtoni aty vezën e rrashur, sipër saj vendosni degëzat e brokolit, gjizën apo thërrimet e djathit sipas dëshirës.

Nëse dëshironi mund ta përgatisni në formën e omletës, në këtë rast, lëreni të piqet nga ana e poshtme dhe më pas ta ktheni përmbys që të piqet ana tjetër, ose ta përzieni nga pak derisa veza të mpikset dhe të jetë gati, të dyja mënyrat kanë njëlloj të shijshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat