4 mënyra për të rritur energjinë tuaj me një mëngjes natyral

Ushqime

4 mënyra për të rritur energjinë tuaj me një mëngjes natyral

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 12:50
Foto ilustrim

Proteinat e shëndetshme, karbohidratet që digjen ngadalë, frutat dhe perimet janë përzierja më e mirë e një mëngjesi.

Teksa ju flini, trupi juaj punon të tres darkën e mbrëmshme, prandaj sapo të zgjoheni, trupi ka nevojë për ushqim, shkruan “HealthHarvard”.

Prandaj mëngjesi është një nevojë shumë e madhe e trupit për të fituar benefite që do e përcjellin atë gjatë gjithë ditës.

Nëse ju nuk hani mëngjes, trupi juaj do të ndjejë nevojën që të përdori rezervat ushqimore për të funksionuar gjatë ditës.

Këto janë 4 këshilla që do iu ndihmojnë që të hani mëngjesin e duhur për të iu dhënë energji për gjithë ditën:

Zgjidhni drithërat

Drithërat me shumë fibra mund të iu ndihmojnë që të mbani nivelin e sheqerit në gjak, dhe të shmangni rëniet e energjisë gjatë ditës. Më të shëndetshmet janë tërshëra dhe gruri.

Përfshini proteinat

Jogurti është një zgjedhje e mirë. Gjithashtu edhe kosi grek përmban proteina më shumë se jogurti normal, transmeton lajmi.net. Vezët mund të konsumohen vetëm një në ditë. Gjithashtu mund të përfshini salmonin dhe arrat në dietën tuaj.

Hani në shtëpi, jo jashtë

Shumica e ushqimeve të gatuara nga restorantet nuk është mëngjesi që juve iu duhet, sepse vajrat dhe karbohidratet do të jenë të tepërta. Asgjë nuk është më e shëndetshme se një mëngjes i përgatitur vetë në shtëpi.

Pini edhe një “smoothie” me mëngjes

Kombinoni fruta, lëng, jogurt, tërshërë, ose produkte të tjera. Hidhini të gjitha në blender me pak akull dhe do të merrni një pije freskuese plotë energji që në mëngjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat