Cilat janë ushqimet që s’duhet të hani nëse vuani nga koliti

Ushqime

Cilat janë ushqimet që s’duhet të hani nëse vuani nga koliti

Më: 6 janar 2021 Në ora: 13:03
Foto ilustrim

Koliti është një sëmundje e lidhur me inflamacionin e zorrës së trashë, e shkaktuar nga disa faktorë.

Nëse vuani nga koliti, e dini mirë që shoqërohet me simptoma të ndryshme si: ënjtja, kapsllëku ose diarreja si dhe dhimbje barku pas vakteve, shkruan “Living”.

Në fakt, shumë njerëz kanë tendencë ta ngatërrojnë atë me diarrenë, duke qenë një nga simptomat kryesore të problemit, transmeton lajmi.net.

Duke qenë një çrregullim i përsëritur, i karakterizuar nga periudha të dhimbjes dhe periudha të stazës, prandaj është shumë e rëndësishme të njihni ushqimet që mund të përkeqësojnë simptomat e tij.

Ushqimet e skuqura dhe të yndyrshme: 

Ushqimet e skuqura dhe ato që përmbajnë sasi të larta të yndyrës përkeqësojnë simptomat e kolitit sepse vështirësojnë tretjen dhe rrisin inflamacionin. Konsumi i tepërt i ushqimeve të skuqura rrit spazmat e zorrëve dhe episodet e dhimbjes e diarresë.

Drithërat dhe farat me kokrra të mëdha: 

Megjithëse konsumi i fibrave rekomandohet gjithmonë për një tretje të mirë, nëse vuani nga koliti duhet të shmangni fibrat nga ushqime të tilla si drithërat dhe farat me kokrra të mëdha. Ato rrisin prodhimin e gazrave të zorrëve, rrjedhimisht edhe rrezikun e fryrjes dhe dhimbjes së barkut.

Qumështi dhe nënproduktet e tij: 

Qumështi dhe nënproduktet e tij janë numër një  për personat që përballen me këtë shqetësim. Bulmeti duhet eliminuar jo vetëm për shkak të yndyrave të larta, por edhe prezencës së laktozës. Edhe pse jo të gjithë janë intolerantë ndaj saj, është një ide e mirë të reduktoni konsumin e bulmetit.

Sallamrat:

Sallamrat përmbajnë shumë yndyra, por edhe kripë e substanca artificiale që rrisin inflamacionin e zorrëve. Konsumimi i tyre i rregullt shkakton vështirësi në tretje dhe rrit praninë e toksinave në zorrë. Për më tepër, ato rrisin rrezikun për t’u prekur nga mbipesha dhe sëmundjet e tjera inflamatore.

Margarina:

Margarina dhe gjalpi janë ushqime që nuk duhet të përfshihen në dietën tuaj nëse vuani nga koliti. Përmbajnë shumë yndyra transgjenike dhe vajra të hidrogjenizua që përkeqësojnë inflamacionin e zorrëve. Gjithashtu stimulojnë prodhimin e substancave kimike që rrisin perceptimin e dhimbjes.

Pijet me gaz dhe ato alkoolike:

Pijet alkoolike dhe ato me gaz irritojnë së tepërmi sistemin e tretjes. Përmbajtja e lartë e sheqernave, përveç dyoksidit të karbonit dhe ngjyruesve, rrit aciditetin dhe inflamacionin. Janë përgjegjëse për simptoma si gazrat e zorrëve, dhimbjen e barkut dhe diarrenë.

Si përfundim, për të mbajtur nën kontroll simptomat e kolitit, do të ishte mirë të kufizonit në maksimum konsumin e këtyre 8 kategorive të ushqimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat