Koha më e mirë sipas shkencës për të ngrënë mëngjesin, drekën dhe darkën

Ushqime

Koha më e mirë sipas shkencës për të ngrënë mëngjesin, drekën dhe darkën

Më: 6 janar 2021 Në ora: 17:26
Ilustrim

Kur jeta bëhet shumë stresuese, mund të jetë e vështirë të gjeni kohë për një drekë në mes orë 12 dhe 4.

Studime të reja tregojnë se fakti që ne shtojmë peshë dhe kemi probleme është krejt si shkak i faktit që ne nuk hamë më orar.

Shkencëtarët nga Kolegji King’s në Londër i kanë analizuar studimet që kanë pasur si fokus kohët e ushqyerjes dhe shëndetin e njerëzve.

Çka ata kanë gjetur është: Nëse hani pa orar vs. nëse hani me orar, këto shprehi mund të jenë të lidhura me rritjen e mundësisë që të krijoni sindromin metabolik i cili është i lidhur ngushtë me shtypjen e lartë të gjakut, Tipin 2 të diabetit dhe obezitetin.

Shkencëtarët mendojnë se nëse hani pa orar kjo ju ndikon në orën e brendshme trupore e cila zakonisht ndjekë një cikël 24 orësh.

Shumë procese metabolike si apetiti, tretja, shkrirja e dhjamit etj. E ndjekin këtë cikël dhe ushqyerja mund ta ndikojë orën e brendshme trupore.

Pra nëse hani drekë në mesditë një ditë dhe nuk mund të hani drekë deri në orën 2;30 ditën tjetër – dhe vazhdoni të ndjekni këtë shprehi – mund të ja u vejë trupin në disbalanc.

Kur ju mund të jeni në rregull herë pas herë, një analizë që ka ndjekur dietat e njerëzve për dy javë ka gjetur se ata që hanë pa orar kanë nivel më të lartë të insultinës dhe kolesterolit se sa ata që hanë cdo ditë në të njejtën kohë – dhe kjo nuk kishë fare lidhje se a ishin ata njerëz të dobët apo të shëndoshë.

Një tjetër hulumtim ka gjetur lidhjen me ushqyerjen pa orar dhe obezitetit.

Normalisht që hulumtuesit tregojnë se zgjatja e orëve mes shujtave mund të bie deri tek ushqimi i dobët dhe jo i shëndetshëm.

Më shumë hulumtime kanë nevojë të bëhën para se shkencëtarët të tregojnë sigurtë se si ndërlidhen shujtat me shëndet jo të mirë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat