Fileto pule në salcë kremoze: Mënyra më e mirë për të përgatitur mish të bardhë!

Ushqime

Fileto pule në salcë kremoze: Mënyra më e mirë për të përgatitur mish të bardhë!

Më: 6 janar 2021 Në ora: 23:50
Foto ilustrim

Gatuni një vakt për ta mbajtur gjatë në mend…

Përbërësit:

– 1 spec;
– 300 gr panxhar ose spinaq;
– dhjamë;
– kripë;
– piper;
– domate të thata;
– 200 ml salcë kosi për zierje;
– 100 g djathë blu;
– hudhër pluhur;
– 800 g gjoks pule.

Përgatitja:

Fërgoni qepët, specat dhe kërpudhat. Shtoni spinaqin, vazhdoni t’i zieni.

Hidhni në të kremin për zierje, kripën, piperin, shtoni pluhurin e hudhrës, thërrmoni djathin blu brenda.

Shtoni domatet e thara. Prisni që përbërësit të bashkohen.

Bëni xhepa në fileto pule, pritni në mes, por jo deri në fund.

Mbusheni një pjesë me salcë dhe mbyllni me shkoptha të vegjël në formë shtize.

Fërgoni mishin në zjarr mesatar. Rrotulloni nga të gjitha anët.

Kur të jetë gati, shërbeni në pjatë dhe qitni sipër mishit pjesën e mbetur të salcës.

Ju bëftë mirë! 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat