Si t’i zieni perimet dhe të ruhen përbërësit ushqyes maksimalisht

Ushqime

Si t’i zieni perimet dhe të ruhen përbërësit ushqyes maksimalisht

Më: 10 janar 2021 Në ora: 23:45
Foto ilustrim

Për t’i shfrytëzuar sa më mirë përbërësit ushqyes nga perimet dhe që ajo të mbajë ngjyrën e bukur, është e nevojshme të dini disa fakte

Pasi që pjesa më e madhe e vitaminave dhe e mineraleve me rastin e zierjes humbet dhe mbetet në ujë në të cilin është zier, më së miri është që perimet të përdoren për zierje supash apo garniturash, sepse në atë mënyrë përbërësit ushqyes maksimalisht do të shfrytëzohen

Për të mbajtur perimet ngjyrën e bukur dhe për të ruajtur sa më shumë materie ushqyese, minerale dhe vitamina, më së miri është t’i zini në sa më pak ujë dhe yndyrë.

Edhe pse në receta rrallëherë përmendet, mbani në mend që perimet kurrë nuk zihen apo fërgohen pa kapak.

Gjithashtu, nuk është e rekomandueshme as zhytja e perimeve në ujë para zierjes, por vetëm duhet t’i lani mirë nën vrushkull uji të ftohtë.

Sidoqoftë, tek disa perime përmes zierjes zbërthehet struktura e fortë qelizore, gjë që lehtëson absorbimin e materieve ushqyese.

Pra, sipas ekspertëve rezulton se disa mënyra gatimi nxisin përfitmin nga vlerat ushqyese, ndërsa disa të tjera kontribuojnë në humbjen e këtyre të fundit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat