Agjencia evropiane ka shpallur krimbat të sigurt për ushqim

Ushqime

Agjencia evropiane ka shpallur krimbat të sigurt për ushqim

Më: 14 janar 2021 Në ora: 23:28
Foto Ilustrim

Mënyra e të ushqyerit mesdhetar dhe ajo franceze kanë fituar konkurrencën, sepse Agjencia Evropiane e Sigurisë së Ushqimit ka komunikuar që krimbat janë të sigurt për t’u ngrënë

Kjo Agjenci, me seli në qytetin italian Parma, ka publikuar që është konstatuar shkencërisht që krimbat e tharë të verdhë janë të sigurt për t’u ngrënë – të plotë apo në formë pluhuri.

Thuhet që krimbat janë të pasur me proteina dhe mund të jenë përbërës edhe për ushqime të tjera.

Theksohet që mund të shfaqen disa reaksione alergjike varësisht nga lloji i ushqimit i cili u jepet tartabiqeve (si larva Tenebrio molitor).

Mirëpo në tërësi përfundohet që ky lloji i ri i ushqimit është i sigurt në harmoni me përdorimin e propozuar.

Më 2013 KB-ja ka njoftuar diçka të ngjashme.

Agjencia e KB për Ushqim dhe Bujqësisë deklaroi se insektet janë të ngrënshme, sepse ato kanë pak yndyrë, shumë proteina dhe se janë të mira për ushqimin e njerëzve, kafshët shtëpiake, bagëtitë dhe ndihmojnë të uriturit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat