Brusketa me avokado; Të shijshme dhe të shëndetshme

Ushqime

Brusketa me avokado; Të shijshme dhe të shëndetshme

Më: 18 janar 2021 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Bruksetat po që janë të shijshme, por këto janë edhe plotë shëndet!

Koha e përgatitjes për 15 feta bagete – 10 minuta

PËRBËRËSIT:

• 2 avokado të pjekura mirë • 4 lugë lëng limoni i freskët • 200 g djathë kremoz Philadelphia ose diçka të ngjashme me të • 1 bagetë

• pak bishta qepe të njomë, të grira imët • kripë, piper i zi, spec i kuq pluhur dhe majdanoz sipas dëshirës

PËRGATITJA:

1 Pasi t’i qërojmë avokadot, u heqim bërthamën, i presim në feta të holla dhe i lyejmë menjëherë me lëng limoni, që të mos nxihen e pasi t’i hedhim në një tas, i shtypim me pirun.

2Shtojmë djathin dhe bishtat e qepës. I përziejmë dhe këto me avokadon dhe pasi ta rregullojmë për kripë e piper e

mbulojmë tasin me plastmasë kuzhine dhe e lëmë në frigorifer, deri kur do t’i shërbejmë brusketat.

3Presim bukën në feta rreth 1 cm. I pjekim pak në furrë ose jo dhe vëmë sipër secilës një lugë nga përzierja. I spërkasim sipër me spec të kuq pluhur dhe pak majdanoz dhe i shërbejmë menjëher. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat