Tre benefitet që sjell konsumimi i bananeve gjatë gjidhënies

Ushqime

Tre benefitet që sjell konsumimi i bananeve gjatë gjidhënies

Më: 21 janar 2021 Në ora: 00:52
Ilustrim

Bananet janë një frut tropikal, të pasura me lëndë ushqyese si kalium, kalcium, vitamin C, vitaminë B6, hekur, fibra e shumë të tjera.

Ndërkohë, nëse jeni nëna gjidhënëse atëherë banania sjell benefite si në shëndetin tuaj ashtu edhe te foshnja juaj shkruan Parenting.FirstCry.

Ndër benefitet e saj janë:

-Burim i kalorive: Bananet përmbajnë 17% të karbohidrateve, andaj ato konsiderohen si një burim i shkëlqyeshëm i energjisë.

-Ndihmon në ruajtjen e presionit të gjakut dhe forcon kockat: Bananet janë të pasura me kalium që e ruajnë ekuilibrin e elektrolitit dhe lëngjeve në trupin tuaj.Poashtu, kaliumi është thelbësor për transmetimin e duhur të impulseve nervore, tkurrjen e muskujve dhe rregullimin e presionit të gjakut.

-Ndihmon ne tretje: Bananet përmbajnë fibra të cilat ndihmojnë në stimulimin e lëvizjeve të rregullta të zorrëve.Gjithashtu, bananet përmbajnë prebiotikë që promovojnë rritjen e baktereve të shëndetshme në zorrëne tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat