Ushqimet që reduktojnë stresin

Ushqime

Ushqimet që reduktojnë stresin

Më: 23 janar 2021 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Niveli i stresit tek njerëzit mund të jetë më i lartë kohëve të fundit edhe për shkak të pandemisë mirëpo është e rëndësishme të dihet se ajo çka hani ndihmon në reduktimin e tij.

Sipas ekspertëve të Universitetit të Kolumbisë, ushqimi duhet të shihet si një metodë për të ulur nivelet e stresit dhe lloji i ushqimit që hani ka rëndësi më së shumti në këtë aspekt, shkruan CNN.

Për të qenë të qetë është e rëndësishme të hani peshq, konsumoni sa më shumë vitaminë C, zgjidhni karbohidratet e shëndetshme.

Poashtu, zgjidhni ushqime të fermentuara si jogurt, hani ushqime të pasura me magnez si arra, fara dhe perimet e gjelbra, konsumoni çaj ndër të cilët më të shëndetshmit janë çaji i gjelbër dhe ai i zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat