Pica, ushqimi më i kërkuar në botë

Ushqime

Pica, ushqimi më i kërkuar në botë

Më: 25 janar 2021 Në ora: 07:32
Foto ilustrim

Ushqimi më i kërkuar në botë në Google është pica. Ky produkt renditet në vend të parë në 44 vende, sipas një studimi të bërë nga MoneyBeach, një kompani britanike e sigurimeve.

Analiza u zhvillua pas klasifikimit të ushqimeve që më shumë se 100 vende po kërkojnë.

Ushqimet kineze renditen në vendin e dytë, falë preferencës së 29 vendeve, ndërsa sushi është zgjedhja e tretë më e popullarizuar në botë me pëlqimin e 10 vendeve.

Dhjetë të parët e më të kërkuarve janë peshqit dhe patatinat në vendin e katërt me preferencën e 6 vendeve që ndiqet nga pula e skuqur (5 vende), indiane (4), koreane (3) tajlandeze (2), tapas (1), tacos (1).

Këto rezultate bazohen në sondazhin e kryer duke përdorur të dhëna të Google për të përcaktuar vëllimin mesatar mujor të porosive në secilin vend për terma të zakonshëm që lidhen me porosinë e marrjes së ushqimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat