Si t’i përgatisni të famshmet pancakes amerikane

Ushqime

Si t’i përgatisni të famshmet pancakes amerikane

Më: 27 janar 2021 Në ora: 07:25
Pancakes

Të gjithëve na shkon goja lëng kur shohim fotot e pancakes në Instagram. Por e dinit që receta është shumë më e thjeshtë nga sa e kishit menduar? Erida Kabashi ka ndarë recetën në blogun e saj @eridaskitchen dhe ka ndarë edhe video që do t’ju ndihmojnë t’i përgatisni sa më lehtë.

Përbërësit që ju duhen për 8-10 pancakes:

• 1 gotë qumësht

• 2 gota miell

• 1 vezë

• 30 gr gjalpë i shkrirë

• 1 lugë kafe kripë

• 1 luge kafe sheqer

• 1 bustinë vanilje (10 gr)

• 1 bustinë pluhur pjekjeje ose 1 lugë kafe sodë buke

Mënyra e përgatitjes:

Në një enë hedhim vezën, shtojmë qumështin, gjalpin, miellin, kripën, sheqerin dhe sodën (ose pluhurin pjekës). Brumi i pancakes duhet të dalë si në video. Më pas, i skuqim në një tigan të cilin e lyejmë me pak gjalpë. Do shihni që pancakes do fillojnë të krijojnë vrimat. I vendosim sipër njëra-tjetrës dhe i shoqërojmë me mjaltë, çokokrem, fruta, reçel dhe gjithçka tjetër që preferoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat