Keni një ditë pushim gjatë dietës suaj? Këtu janë pesë ushqime që do të parandalojnë mbingopjen

Ushqime

Keni një ditë pushim gjatë dietës suaj? Këtu janë pesë ushqime që do të parandalojnë mbingopjen

Më: 27 janar 2021 Në ora: 22:59
Foto ilustrim

As mbingopja gjatë një dite të lirë nuk është zgjidhje e duhur për kënaqje të apetitit dhe dëshirave

Dieta për shumicën është një problem serioz, posaçërisht nëse merret parasysh fakti që shumica pikërisht heqin dorë për shkak të pamundësisë për t’u kënaqur me ushqimin e preferuar, ëmbëlsirat dhe meze të lehta, transmeton Telegrafi.

Pikërisht kjo është arsyeja përse një numër gjithnjë e më i madh i dietave kanë një ditë të lirë, ditë kur mund të hani diçka sipas shijes suaj, por që me atë rast nuk do të shkatërroni dietën.

Megjithatë, duhet të mendoni mirë që vërtet të mos gaboni shumë, më saktësisht ekzistojnë artikuj të cilët mund t’i hani por të mos shkatërroni gjithë atë që keni arritur më parë.

Bajamet

Ato sigurojnë një dozë të yndyrave dhe proteinave të shëndetshme. Bajamet përmbajnë 9 lëndë ushqyese të rëndësishme, kanë më shumë fibra, janë të pasura me vitaminë E dhe përmbajnë yndyra mono të pangopura që ndihmojnë në rritjen e niveleve të HDL.

Pica

Ju gjithashtu mund të bëni pica të shëndetshme me perime, por përdorni polenta në vend të brumit.

Çokollata

Një copë çokollatë në ditë është provuar se përmirëson mirëqenien emocionale. Dhe kjo nuk vlen vetëm për të ngrënë çokollatë të zezë ose çokollatë me 70% kakao, por për çdo çokollatë që ju pëlqen. Për sa kohë që ju i përmbaheni racioneve me 150 kalori.

Kokoshka

Nëse jeni duke kërkuar ushqim të lirë, të kënaqshëm dhe dietë për një meze të lehtë, merrni kokoshka. Tre gota e gjysmë kokoshka do t’ju ndihmojnë të ngopeni. Nëse dëshironi opsionin më të shëndetshëm, blini kokrrat e misrit dhe bëni kokoshkat, por shmangni gjalpin ose thjesht kufizoni sasinë e tij.

Akullore

Akullorja e bërë nga qumështi i vërtetë në vend të salcës ka rreth 30% më pak kalori për vakt. Për të kontrolluar kaloritë, mund të konsumoni gjysmën filxhanit dhe aromat shtesë. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat