Si t’i piqni patatet në mikrovalë

Ushqime

Si t’i piqni patatet në mikrovalë

Më: 31 janar 2021 Në ora: 22:00
Ilustrim

Pos nxehjes së ushqimit dhe përgatitjes së kokoshkave, mikrovala mund t’ju shërbejë edhe për përgatitjen e patates së shijshme të pjekur

Pataten lajeni mirë, shpojeni me pirun, pastaj futeni në furrën e mikrovalës.

Aktivizoni mikrovalën në 5 minuta, pastaj rrotulloni patatet me peshqir letre.

Patatet ktheni sërish në mikrovalë dhe piqni edhe 2 – 3 minuta.

Kur të piqen, ndani patatet përgjysmë, qitni kripë dhe piper sipas shijes, pastaj shtypni pak me pirun.

Mund t’i shtoni edhe kaçkavall të grirë në rende, sipas dëshirës.

Pastaj ktheni patatet në mikrovalë edhe një minutë, në mënyrë që kaçkavalli të shkrihet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat