Si gatuhen qiqrat? Një guidë e shpejtë me 6 hapa

Ushqime

Si gatuhen qiqrat? Një guidë e shpejtë me 6 hapa

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

Qiqrat janë shumë të pasura në proteina dhe fibra. Ato i bëjnë më të shijshme sallatat tuaja, pastat apo tacos.

Por si gatuhen qiqrat?

1.Si fillim mbushni një enë me ujë dhe fusni qiqrat brenda. I lini të qendrojnë aty për 12 orë. Nëse kuzhina juaj është shumë e ngrohtë atëherë mund t’i ruani në frigorifer për të shmangur fermentimin.

2.Pas 12 orësh, do të shikoni se qiqrat e kanë rritur madhësinë e tyre

3.Kullojini, hidheni lëngun aktual dhe shpëlajini me ujë të ftohtë. I vendosni në një tenxhere me ujë të ftohtë, me volum 2 herë më shumë sesa sasia e qiqrave. I shtoni 1 lugë gjelle kripë dhe i lini të ziejnë në zjarr në nxehtësi mesatare për 1 orë.

4.Pasi të ketë kaluar një orë, merrni një kokërr dhe provoni ta shtypni me pirun. Nëse shtypet atëherë kjo tregon se qiqrat janë gati. Nëse jo, i lini sërish në zjarr duke i kontrolluar çdo 10 minuta. Disa lloje të caktuara qiqrash mund të duan deri në 2 orë kohë zierjeje.

5.Pasi qiqrat të jenë bërë, i kulloni në ujë të ftohtë. Pasi të jenë tharë disi, mund t’i përdorni në recetat tuaja.

6.Mos harroni se qiqrat bëjnë pjesë në grupin e superushqimeve dhe janë shumë të rekomanduara për një shëndet të mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat