Majoneza që nuk ju shton peshë trupore: Është e mundshme, receta është kjo?

Ushqime

Majoneza që nuk ju shton peshë trupore: Është e mundshme, receta është kjo?

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 15:58
Foto ilustrim

Ndonëse është artikull jo i shëndetshëm, majoneza pothuajse është shtesë e pashmangshme e çdo sandviçi dhe sallate, posaçërisht asaj franceze në të cilën është përbërësi kryesor

Mirëpo, nëse kujdeseni në ushqim, me siguri në harkun e gjerë e shmangni këtë artikull përplot yndyrë.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që duhet patjetër ta eliminoni nga ushqimi! 

Përbërësit:

– 2 lugë vaj ulliri,
– 2/3 e filxhanit arra indiane,
– 2/3 e filxhanit fara luledielli,
– ¾ e lugës së vogël kripë,
– ¾ e filxhanit ujë të ftohtë, uthull apo lëng limoni (sipas dëshirës),
– 1 hurmë,
– 2 thelpinj hudhre,
– 1 lugë mustardë.

Përgatitja:

1. Lulediellin dhe arrat indiane qitni të qëndrojë në ujë gjatë natës, ndërkaq në mëngjes shpëlani dhe kulloni mirë.

2. Në blender qitni përbërësit e tjerë dhe përzieni mirë derisa të përftoni masë të butë.

3. Sipas dëshirës përshtatni njelmësinë dhe thartirën dhe sipas nevojës shtoni edhe ujë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat