Pse duhet të shmanget postimi i videove 'Çfarë ha unë në një ditë' nga influencuesit e rrjeteve sociale?

Ushqime

Pse duhet të shmanget postimi i videove 'Çfarë ha unë në një ditë' nga influencuesit e rrjeteve sociale?

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 06:45
Ilustrim

Videot "Çfarë ha në një ditë", ku krijuesi i videos bën një mini-vlog të konsumimit të ushqimit brenda një dite, janë mjaft të përhapura në TiTok dhe në rrjete të tjera sociale.

Dietologët, kuzhinierët dhe personat që merren me fitnes e kanë pjesë të rutinës së tyre realizimin e këtyre videove.

Disa TikTokers kanë krijuar ndjekës përmes këtyre videove, madje edhe pa ndonjë ushqim ose mesazh shëndetësor pas tyre. Rezulton se ne jemi thjesht shumë kuriozë (ndoshta edhe të fiksuar?) me atë që njerëzit e tjerë hanë - dhe si 'ajo' luan një rol në jetën e tyre të përgjithshme.

Koncepti "Çfarë ha në një ditë" lulëzoi së pari në YouTube, shpesh si një seri video në kanalin e përdoruesit.

"Nëse jeni duke u përpjekur të jeni si një influencues, sepse ka diçka që ju admironi tek ai person, mund të keni një kuriozitet për atë që po bën ai person në jetën e tij të përditshme", tha Carolina Guizar, një dietologe e regjistruar dhe këshilltare e çertifikuar e të ngrënit në New York City.

Nëse njerëzit kanë interes të ndjekin këshillat që kanë lidhje me shëndetin, si dhe kurioziteti rritet nëse influencuesi ka një trup që shumë ndjekës do të donin ta arrinin.

"Njerëzit mendojnë nëse mund të kopjojnë sjelljet e dikujt që i duket tërheqës, ata disi do të duken njësoj", tha Lauren Muhlheim, një psikologe dhe drejtore e Terapisë së Çrregullimit të Ushqimit LA.

Pra, ndërsa shikimi i këtyre videove mund të duket i parrezikshëm, ekspertët nuk janë të bindur se është kështu, dhe ata besojnë se videot duhet - të paktën - të shihen me një kujdes ndaj nuancës. Ja pse mund të jenë të dëmshme:

Videot mund të përjetësojnë besimin se  'trupi i hollë është ideal'

Duke folur në përgjithësi, shumica e njerëzve që postojnë video "Çfarë Unë Ha Në Një ditë" kanë një trup të hollë ose tërheqës. Edhe nëse fjalët "peshë" ose "kalori" nuk përmenden në video, imazhi vizual i një personi me trup më të vogël është i mjaftueshëm për t'i udhëhequr njerëzit të krahasohen me të.

Truri i njeriut është i fortë për të bërë krahasime, pavarësisht se sa e shëndetshme ose e dëmshme është marrëdhënia jonë me ushqimin. Sa herë që na paraqitet informacion, ne fillojmë të krahasojmë veten me atë që po shohim.

Të shohësh të njëjtin lloj forme të trupit pa pushim, së bashku me përforcimin nga lëvdatat në seksionin e komenteve të videove, mund t'i bëjë njerëzit të besojnë se kjo është norma ideale.

Videot mund t'i mashtrojnë shikuesit duke besuar se ekziston një qasje e vetme e të ngrënit

Nëse krijuesi i videos po përdor videon për të treguar se si ata "u shëndoshën" ose humbën peshë, është një keqkuptim i madh i larmisë së trupit dhe rolit të gjenetikës, që jo të gjithë mund të kenë një trup tërheqës.

Videot mund të krijojnë krahasim dhe pakënaqësi me modelet tuaja të ngrënies

Këto video gjithashtu mund të ndihmojnë në nxitjen e një fiksimi rreth ushqimit dhe asaj që njerëzit e tjerë po hanë. Të shohësh personin që admiron të zgjedh disa përbërës të caktuar, mund të forcojë një frikë apo besim që ke pasur në lidhje me atë përbërës, ose të bën të pyesësh nëse zgjedhjet e tua ushqimore janë të këqija.

Përveç kësaj, nëse një shikues po përjeton pasiguri ushqimore ose mungesë të ushqimi, ata mund të ndiejnë turp nga krahasimi i situatës së tyre me dikë me më shumë bollëk ushqimi.

Nëse po krahasoni modelet tuaja të ngrënies, me kalimin e kohës kjo mund të çojë në ankth mbi pamjen tuaj, sjellje të çrregullta të ngrënies dhe vetëvlerësim të ulët. Kjo është veçanërisht e vërtetë për njerëzit që kanë kaluar një hitori të çrregullimeve të ngrënies, të cilët janë më të prekshëm nga krahasimi dhe të qenit të pakënaqur me dietën dhe trupat e tyre.

A besojnë ekspertët që këto video duhet të ndalohen ose thjesht të riformohen?

Ekspertët thanë se shumica e videove "Çfarë ha unë në një ditë" ka të ngjarë të shkaktojë më shumë dëm sesa dobi. Nëse keni një histori ngrënie të çrregullt ose një marrëdhënie të dyshimtë me ushqimin, ndoshta është më mirë të kufizoni ndërveprimin tuaj me video të tilla pasi ato mund të kontribuojnë (pa kuptuar) në problemet tuaja.

Edhe nëse videoja po përpiqet të tregojë se si të praktikoni ushqim cilësor, shikuesit mund të mos e shikojë atë në mënyrë kritike dhe të shohin se si parimi përshtatet në stilin e tyre të jetesës, buxhetin, preferencat ushqimore dhe përbërja gjenetike e trupit.

Dhe nëse prekeni nga videot deri në pikën ku mendoni se mund të luajë një rol në shëndetin tuaj mendor, provoni të plotësoni burimin tuaj me video të tjera dhe shmangni përmbajtjen "Çfarë ha unë në një ditë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat