Brusketa me ton, domate dhe qepë; shije Mesdheu në tryezë

Ushqime

Brusketa me ton, domate dhe qepë; shije Mesdheu në tryezë

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 19:01
Foto ilustrim

Një antipastë e shkëlqyer dhe jo vetëm. Një recetë shumë e shëndetshme që mund ta konsumoni në çdo orë të ditës, sidomos kur doni të thjeshtoni përgatitjen e drekës ose darkës: brusketa me ton, domate dhe qepë

Përbërësit:

4 feta bukë sipas shijes suaj

100 gr ton natyral

1 qepë lejla

4 domate të pjekura

Ullinj jeshil

Vaj ulliri e.v

Kripë dhe piper

Përgatitja:

Lani domatet dhe lërini për disa sekonda në ujë të nxehtë. Pritini në kubikë të vegjël.

Prisni qepët në copëza të vogla dhe vendosini në një kulluese makaronash. Më pas shpëlajini. Në një tas copëtoni tonin, shtoni pak vaj ulliri, domatet, qepët, disa ullinj të prerë në kubikë, kripë e piper.

Piqni pak fetat e bukës në tigan dhe më pas shpërndajuni sipër përbërjen me ton dhe qepë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat