Receta e vetme e Brigadeiros, si të bëni çokollatat e famshme braziliane në kushte shtëpie

Ushqime

Receta e vetme e Brigadeiros, si të bëni çokollatat e famshme braziliane në kushte shtëpie

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 15:54
Foto Ilustrim

PËRBËRËSIT: 

350 ml qumësht i kondensuar, 50 g gjalpë, 2 lugë kakao e hidhur + 2 për lyerje.

PËRGATITJA: 

Në një tenxhere që nuk ngjit hedhim qumështin e kondensuar, gjalpin dhe kakaon. Me spatul kuzhine i përziejmë vazhdimisht në flakë mesatare, derisa masa të trashet. E vendosim në një pjatë dhe e lëmë të ftohet plotësisht. Më pas, marrim nga pak me lugë të vogël dhe i japim formë sferike. Pas kësaj, i kalojmë në kakao pluhur ose në fruta të thata, sipas dëshirës, dhe i vendosim në mbajtëset prej letre. Çokollatat janë gati. E ku ka gjë më të ëmbël se qumështi dhe kakaoja për të bërë një dhuratë magjike për festat më të dashura të vitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat