E thonë dietologët, ky është "ushqimi" i vetëm që duhet të eliminoni nëse doni të humbni peshë

Ushqime

E thonë dietologët, ky është "ushqimi" i vetëm që duhet të eliminoni nëse doni të humbni peshë

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Të ushqyerit shëndetshëm është vetëm gjysma e betejës dhe për të rënë në peshë duhet të bëni jo pak sakrifica.

Ndoshta ju keni i keni bërë disa ndryshime të domosdoshme por ajo që nuk dini është se për të rënë në peshë shëndetshëm dhe shpejt duhët të eliminoni një produkt tërësisht nga regjimi juaj ushqimor.

Asnjë ushqim, apo pjatë e bollshme nuk ka aq kalori sa pijet e sheqerosura me gaz e pijet kalorike.

Sipas nutricionistëve këto lëngje duhet t’i eliminoni menjëherë nga dieta nëse kerkoni të bini në peshë.

Nëse ju merrni 500 kalori të lëngshme kundrejt konsumit të 500 kalorive të marra nga ushqimi, e sigurtë që nuk do të ndiheni të ngopur dhe për pak orë do të kërkoni të hani sërish duke marrë kalori shtesë për të cilat trupi i njeriut nuk ka nevojë.

Studiuesit nga Universiteti i Harvardit dolën në këtë përfundim pas një studimi tetëvjeçar që përfshinte rreth 50,000 gra.
Këto pije mund të rrisin gjithashtu rrezikun e diabetit tip 2.

Kjo është pjesërisht për shkak se kaloritë që marrim nga pijet me sheqer nuk na ngopin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat