Pulë me domate dhe makarona

Ushqime

Pulë me domate dhe makarona

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

Recetat me pulë janë të shumëllojshme e megjithatë amvisat janë gjithmonë në kërkim të shijeve të reja. Për këtë arsye, Living ju sugjeron recetën e mëposhtme: pulë me domate dhe makarona.

Përbërësit: 

5 kofsha pule, 4 domate, kripë, piper, vaj ulliri, 1 qepë dhe ujë.

Përgatitja: 

Në tigan skuqim me vaj copat e pulës, i heqim dhe po aty skuqim qepën. Shtojmë kripë, piper, domatet dhe disa kokrra dëllinje. E vendosim masën në tavë ku kemi kofshët e pulës, si dhe shtojmë makaronat dhe ujë. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur me 180 gradë për 40 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat