Kunguj të kërcanisur me mozzarella

Ushqime

Kunguj të kërcanisur me mozzarella

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Jemi në sezonin e kungujve të njomë, një ndër perimet më të shëndetshme e të ushqyeshme të stinës, kështu që receta e mëposhtme me siguri do t'ju pëlqejë dhe do e përgatisni sa hap e mbyll sytë.

PËRBËRËSIT: 2 kunguj, 50 g mozzarella, 2 vezë, 100 g miell, 100 g galetë, kripë, piper dhe vaj ulliri.

PËRGATITJA: Presim kungujt në feta të holla për së gjati me ndihmën e një mandoline kuzhine. Presim mozzarellen ne kubikë, kungujt i kripësim dhe piperosim. Mbledhim copat e mozzareles me kunguj dhe i fiksojmë me një kunjë druri. I kalojmë në miell, vezë dhe galetë, i skuqim në vaj të nxehtë derisa të marrin ngjyrë të artë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat