Gurabijet me 4 përbërës që iu shkrifen në gojë

Ushqime

Gurabijet me 4 përbërës që iu shkrifen në gojë

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Ato përgatiten nëpër pastiçeritë e të gjithë vendit, por si gjthnjë, diçka e gatuar në shtëpi nuk ka të krahasuar.

Gurabiet janë një ëmbëlsirë e thjeshtë por që përdoren gjërësisht në vendin tonë.

Ajo me siguri ka qenë ëmbëlsira më e preferuar për shumë njerëz që kanë kaluar fëmijërinë përpara viteve 90.

Gurabijet janë biskota të përdorura gjërësisht në shumë vende të botës, kryesisht ato myslimane. Emri Gurabije vjen nga perandoria Osmane dhe është përmendur për herë të parë në shekullin e 15-të.

Ato mund të konsumohen veçmas ose të shoqërohen me një filxhan me çaj.

Në krahasim me ëmbëlsirat e tjera që kanë shumë përbërës, gurabijet me gjalpë janë të thjeshta por me një shije sublime dhe të shkrihen në gojë.

Ato përgatiten nëpër pastiçeritë e të gjithë vendit, por si gjthnjë, diçka e gatuar në shtëpi nuk ka të krahasuar.

Përbërësit për 40 gurabije me gjalpë:

500 gramë gjalpë të tretur

600 gramë sheqer pudër

1 kg miell

1  gramë vanilje

Përgatitja e gurabijeve

Ndajmë nga sheqeri pudër 50-100 gramë për ta përdorur për pudrosjen e gurabijeve. Pjesën tjetër e sitim dhe e hedhim mbi sipërfaqen e tavolinës ku do të punojmë brumin.

Në mes të sheqerit hapim një gropë dhe hedhim gjalpin e tretur. Me një pirun rrahim pak përbërësit sa të krijohet një masë homogjene.

Anash sheqerit të përzjerë me gjalpë hedhim miellin. Shtojmë vaniljen dhe i përziejmë përsëri. Pasi masa të ketë filluar të lidhet e të ketë formuar brumin, fillojmë ta punojmë me duar.

Brumin të vazhdoni ta punoni derisa sipërfaqja e tij të jetë e lëmuar. Brumin e presim në forma sipas dëshirës siç mund të jetë gjysmë hënë ose rrumbullake.

Gurabijat vendosini në një tepsi dhe piqini në furrë në temperaturë rreth 150 C. Pasi të jenë pjekur dhe ftohur pudrosini me sheqerin pudër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat