Receta e drithërave të përgatitura në shtëpi

Ushqime

Receta e drithërave të përgatitura në shtëpi

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 19:14
Foto ilustrim

Është koha që ta përgatisim vetë përzierjen e farave, drithërave dhe frutave të thata. Mos konsumoni drithëra të gatshme, janë plot me kimikate! Duhen vetëm pesë minuta punë dhe do keni kaq shumë përfitime për shëndetin tuaj dhe mbi te gjitha atë të fëmijëve, përgjegjës të shëndetit dhe mirëqenies së të cilëve, jemi vetëm ne!

Për ta përgatitur na duhen:

3 filxhan çaji tërshërë e trashë
1 filxhan çaji fara lule dielli
1 filxhan çaji bajame të shtypura
1 filxhan çaji fara kungulli
1 filxhan çaji fara lini
1/4 filxhan çaji sheqer i kuq
1/6 filxhan çaji vaj kokosi
1/4 filxhan çaji shurup panje.

Përziejini të gjithë përbërësit bashkë, shtrojini në një tavë, vendosini në furrë me 125 gradë për 75 minuta duke i përzier çdo 15 minuta. Kur të ftohet granola, vendoseni në një enë hermetike. Përdorni 3-5 lugë gjelle në mëngjes duke i shtuar qumësht ose kos dhe fruta të freskëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat