Kungullor misri

Ushqime

Kungullor misri

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 16:22
Foto Ilustrim

Perberesit:

300 gr mazë, të hollat e mazës, të larat e mazës-gjithsej 1 litër, 1 kg kungull i gërryer, kripë, 200 gr miell misri.

Shkrihet maza. Largohet ena nga zjarri. Shtohen të larat, kungulli dhe kripa.

Masa përzihet mirë, pastaj hidhet mielli gradualisht duke e përzier vazhdimisht. Masa e përgatitur derdhet në tepsi të lyer me yndyrë dhe futet në furrë të nxehtë me temperaturë 250 gradë C për t’u pjekur për afro 25 minuta.

Ulet temperatura në 200 gradë C dhe vazhdon të piqet edhe 15 minuta. Shërbehet me qumësht të ftohtë, djathë etj. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat