Bëjini dalje bukës së bardhë! Çfarë zbuloi studimi më i fundit

Ushqime

Bëjini dalje bukës së bardhë! Çfarë zbuloi studimi më i fundit

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 08:48
Buka e bardhë

Nga një tost i shijshëm për mëngjes te makaronat e shumëllojshme, shumë prej nesh janë kaq të dhënë pas drithërave të rafinuara. Por rezultatet e një studimi të ri shkencor do t’ju ndryshojnë mënyrën e jetesës. Duhet!

Sipas vëzhgimit në fjalë vihet re se konsumimi sistematik dhe në sasi të larta të drithërave në fjalë rrit probabilitetin për sëmundje kardiake, shton rrezikun e problemeve me shëndetin mendor dhe madje nxit vdekjen në moshë të hershme. Karbohidratet e rafinuara, përfshirë brioshët, makaronat apo bukën e bardhë kanë mungesë të lartë fibrash, çka nënkupton se shkaktojnë një rritje të shpejtë të nivelit të sheqei në gjak, në momentin kur konsumohen.

Për këtë arsye, studiuesit bëjnë thirrje për tjetërsim të dietës ushqimore, duke i zëvendësuar këto karbohidrate me drithëra si orizi kaf apo elbi. Studimi në fjalë vëzhgoi 137,130 pjesëmarrës nga 21 vende të ndryshme, përfshirë zona me të ardhura të ulëta, të mesme dhe të larta.

Kështu u vu re se pjesëmarrësit që konsumuan më shumë se shtatë racione në ditë me drithëra të rafinuar ishin 27 përqind më të rrezikuar ndaj një vdekjeje në moshë të hershme. Përgjatë analizimit të të dhënave. studiuesit vunë re gjithashtu se të njëjtët njerëz shfaqën 33 përqind më shumë rrezik nga sëmundjet e zemrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat