Qumështor, receta që kthen në kohë shijen e vërtetë të kuzhinës së gjyshes

Ushqime

Qumështor, receta që kthen në kohë shijen e vërtetë të kuzhinës së gjyshes

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 23:29
Foto ilustrim

Nëse do t'ju kërkonim të ktheheshit pas në kohë dhe të rikujtonit gatimet e shijshme të fëmijërisë, e sigurt që qumështori i gjyshes s'do të mungonte në përgjigjet e dhëna. Qumështori është një nga ëmbëlsirat më të shijshme të kuzhinës shqiptare që do të magjpeste këdo me shijen e tij. Provoni versionin tonë.

Përbërësit: 4 vezë, 50 g miell misri, 50 g miell 00, 100 g sheqer, pak kripë, qumësht, 50 g gjalpë.

Për petët: 200 g miell, ujë dhe kripë.

Përgatitja: Në tas rrahim vezët me sheqerin, kripë, miellrat dhe më pas shtojmë qumështin. Në tenxhere tretim gjalpin dhe shtojmë të gjithë masën, e ziejmë derisa të trashet duke e perzier dhe e ftohim. Formojmë brumin dhe hapim disa peta, i shtrojmë në tavë dhe hedhim kremin sipër. E pjekim në furrë me temp 180 gradë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat