Krem karamel me portokall

Ushqime

Krem karamel me portokall

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 23:32
Foto ilustrim

Përbërësit: 750 ml qumësht, 250 ml lëng portokalli, 6 vezë, 120 g sheqer dhe lëkura e 1 portokalli.

Për karamelin: 200 g sheqer

Përbërësit:

Rrahim vezët me sheqerin disa sekonda, shtojmë lëngun e portokallit dhe pak lëkurë, shtojmë qumështin dhe përgatisim karamelin. Tretim në tigan sheqerin me pak ujë dhe e lëmë të skuqet derisa të bëhet karamel. E shtrojmë në tavë dhe sa të forcohet pak, shtojmë qumështin dhe e vendosim të piqet në furrë pasi e kemi vendosur në një tavë me ujë për 30-40 minuta me 180 gradë. E ftohim plotësisht dhe e kthejmë në pjatë

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat