Krelanë me duça

Ushqime

Krelanë me duça

Më: 1 mars 2021 Në ora: 16:19
Foto ilustrim

PËRBËRËSIT:

1 kg. miell,
1 lugë kripë,
200 gr gjalpë,
djath.

Tundet brumi nga mielli kripa dhe aq ujë i vakët, sa të gatuhet një brum pak më i trashë se i flisë. Në tepsi të lyer me yndyrë hidhet brumi dhe futet në furrë të nxehtë me temp 250 gradë C. Pas 10 min. ulet temp. në 200 gradë C për t’u pjekur gjersa të skuqet në sipërfaqe.

Krelana e nxehtë shkapuritet më parë me lugë, pastaj me duar imtësohet. Gjalpi i nxehtë hidhet me lugë mbi duça krelane dhe tepsia prap futet në furrë të nxehtë për afro 10 min. Mbi krelanë të nxehtë hidhet djath i troshitur, pastaj shërbehet e nxehtë me speca turshi, kos etj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat