Pesë arsyet kryesore për të ngrënë qepë të reja çdo ditë

Ushqime

Pesë arsyet kryesore për të ngrënë qepë të reja çdo ditë

Më: 4 mars 2021 Në ora: 00:09
Qepë të reja

Po vjen sezoni i qepëve të reja, të cilat janë të pasura me vitamina dhe minerale për mbrojtjen e shëndetit.

Qepët e reja kanë veti antibakteriale dhe mbrojnë nga inflamacioni, si dhe ndihmojnë ndaj ftohjeve, dhe janë gjithashtu të shkëlqyeshme për përmirësimin e tretjes.

Kini parasysh që pjesa e gjelbër e qepës së re nuk duhet të hidhet asnjëherë, pasi përmban përbërës të shkëlqyeshëm për shëndetin tonë.

Këtu janë pesë arsyet kryesore pse qepët e reja janë të mira për të ngrënë çdo ditë:

Mbrojnë zemrën

Janë plot me antioksidues që mbrojnë qelizat në trup nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira. Përveç kësaj, qepët e reja mbajnë presionin e gjakut brenda kufijve normalë dhe zvogëlojnë rrezikun e mpiksjes.

Janë të mira për shikimin

Qepët e reja mbrojnë nga inflamacioni dhe zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të retinës. Përmbajnë vitaminë A, e cila është e rëndësishme për prodhimin e proteinave në sy, e cila është përgjegjëse për shikimin e mirë. Njerëzit që kanë mungesë të kësaj vitamine mund të vuajnë nga verbëria gjatë natës dhe çrregullime të tjera. Një qepë përmban rreth 3 për qind të kërkesës ditore për vitaminë A.

Forcojnë kockat

Vitamina C dhe K, me të cilat qepët e reja janë të pasura, janë të mira për mbrojtjen e kockave. Vetëm një qepë përmban rreth 20 për qind të dozës së rekomanduar të vitaminës K dhe rreth 2 për qind të vitaminës C. Të dyja janë të rëndësishme për dendësinë dhe forcën e kockave. Mungesa e këtyre vitaminave rrit mundësinë e zhvillimit të osteoporozës dhe frakturave.

Ulin kolesterolin

Pjesa e gjelbër e qepës së re ul nivelin e kolesterolit të keq në gjak, dhe gjithashtu ndihmon në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak.

Për lëkurë më të bukur

Qepët e reja ndihmojnë trupin të prodhojë kolagjen, i cili është i rëndësishëm për një lëkurë të bukur dhe të shëndetshme. Kolagjeni është përgjegjës për ngadalësimin e formimit të rrudhave në fytyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat