Rizoto me mandarina

Ushqime

Rizoto me mandarina

Më: 5 mars 2021 Në ora: 19:52
Foto ilustrim

Përbërësit për 6 persona:

700 g mandarina (mundësisht organike, pasi do të përdorim edhe lëkurën, në të kundërt, mos e përdorni lëkurën), 450 g oriz "Carnaroli", 120 g djathë "Grana" i grirë, 2 lugë vaj ulliri + 1 lugë gjalpë, 50 g gjalpë i ftohtë nga frigoriferi, 1.5 litra lëng perimesh i valuar, 3-4 lugë sheqer kaf, kripë e piper sipas nevojës.

Përgatitja:

Lëmë mënjanë dy mandarina, ndërsa të tjerave ua qërojmë lëkurën me rende (vetëm pjesën e verdhë) dhe më pas i shtrydhim. Në zjarr vëmë një tenxhere ku hedhim vajin e ullirit dhe gjalpin, skuqim për 2 minuta orizin duke e përzier me lugë druri, shtojmë lëkurën e mandarinave, i skuqim për një minutë dhe më pas e shuajmë orizin me gjysmën e lëngut të mandarinave. E lëmë orizin të ziejë me lëngun e mandarinave dhe kur ky të shterojë, shtojmë lëng të valuar me garuzhde sipas nevojës derisa orizi të ziejë plotësisht. Ndërkohë, presim në feta të holla mandarinat që kishim lënë mënjanë dhe i hedhim në një tigan me sheqerin kaf. I lëmë në zjarr për 3-4 minuta derisa të shohim që janë karamelizuar. Kur orizi të jetë zier, fikim zjarrin, shtojmë gjalpin e ftohtë nga frigoriferi e të prerë në kubikë, djathin "Grana", kripë e piper sipas nevojës dhe lëngun e mandarinave që kishim lënë mënjanë. I përziejmë me lugë druri dhe pas 2 minutash e shërbejmë me fetat e mandarinave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat