Pije për tonus më të mirë të muskujve: ‘Bombë energjike’ e pasur me proteina!

Ushqime

Pije për tonus më të mirë të muskujve: ‘Bombë energjike’ e pasur me proteina!

Më: 5 mars 2021 Në ora: 23:34
Foto ilustrim

‘Smoothie’ është e shkëlqyeshme për këtë periudhë, sepse është mjaft ushqyese, do t’ju mbrojë dhe sigurojë sasi të mjaftueshme energjie, mirëpo nuk do të keni atë ndjenjën e rëndesës në stomak

Kjo pije, pos shijes së shkëlqyeshme, ka edhe efekt të jashtëzakonshëm për muskujt për shkak të proteinave dhe amino-thartirave të cilat ndihmojnë në forcimin dhe rritjen e muskujve.

Përbërësi kryesor i kësaj pijeje është avokadoja, e cila përmban vitamina të shumta siç janë: A, B, C, H, K, thartirë folike, hekur, kalium, kalcium, magnez, 2 gramë proteina, por edhe amino-thartira.

Për këtë bombë energjike do t’ju nevojiten:

∙ 2 mollë,
∙ një grusht spinaq,
∙ avokado,
∙ 1/3 e ananasit,
∙ disa kube akulli.

Në aparatin e lëngjeve qitni mollët e grira, spinaqin dhe ananasin dhe bëni lëng nga ta.

Pastaj qiteni në blender dhe shtoni avokado, spinaq dhe akull.

Përzieni në blender derisa të bëhet tretje homogjene.

Smoothien e këtillë mund ta pini kurdo që dëshironi, mirëpo më së miri është pas treningut.

Kjo pije do të ushqejë muskujt dhe gjithë organizmin, andaj nuk do të keni nevojë për sasi të mëdha ushqimi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat