Shenja nga aknet? Këto ushqime do të ndihmojnë t’i zhdukësh

Ushqime

Shenja nga aknet? Këto ushqime do të ndihmojnë t’i zhdukësh

Më: 7 mars 2021 Në ora: 13:17
Foto ilustrim

Ushqimet natyrale që do të ndihmojnë që lëkura juaj të mos ketë më shenja.

Pasi aknet kanë ikur shpesh lënë në fytyrën tonë apo ne vendin ku kanë dalë shenja të ndryshme. Trupi përpiqet të riparojë këtë dëmtim dhe prodhon kolagjen, shkruan “BrightSide”.

Industria kozmetike ka gjetur shumë mënyra për të luftuar shenjat e puçrrave, por mënyra më e lehtë dhe më e natyrshme për ta bërë këtë është të mjekoni veten me disa ushqime të shijshme dhe të shëndetshme.

Kungulli:

Pse funksionon: Kungulli është një burim i shkëlqyeshëm i niacinës, folatit, vitaminave A dhe B dhe zinkut.

Çfarë bën: Niacina dhe folati rrisin qarkullimin e gjakut, përmirësojnë rinovimin e qelizave dhe janë të dobishme në trajtimin e akneve.

Farat e kungullit përmbajnë zink, i cili ndihmon në kontrollimin e niveleve të hormoneve dhe prodhimin e vajit dhe ndihmon në shërimin e lëkurës. Vitamina A ndihmon në minimizimin e shenjave të aknes.

Limoni:

Pse funksionon: Lëngu i limonit është një agjent natyral. Ai forcon lëkurën e varur dhe lufton njollat.

Çfarë bën: Lëkura e limonit përmban flavonoide që kanë efekte mbrojtëse dhe antikancerogjene në lëkurën tuaj.

Fillimi i ditës tuaj me pirjen e një gote me ujë të ngrohtë me lëng limoni ose përdorimin e tij si salcë sallate mund t’ju ndihmojë të arrini një lëkurë të shëndetshme dhe rrezatuese.

Patatja e ëmbël:

Pse funksionon: Patatja e ëmbël përmban retinol dhe betakarotinë.

Çfarë bën: Trupi juaj shndërron beta-karotenin në vitaminë A. Kjo vitaminë funksionon si një pengesë e lëkurës kundër njollës, pezmatimit dhe poreve të bllokuara, shpesh të shkaktuara nga radikalet e lira.

Retinoli është një përbërës kryesor në shumë produkte bukurie pasi lufton kundër hiperpigmentimit, akneve, vijave të holla dhe dhëmbëzave. Në vend që të blini kremra të shtrenjta, ju mund të shijoni formën origjinale të retinolit duke shtuar patate të ëmbla në vaktet tuaja. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat