“Danubio”; recetë italiane tipike e Napolit

Ushqime

“Danubio”; recetë italiane tipike e Napolit

Më: 8 mars 2021 Në ora: 16:25
Foto ilustrim

Përbërësit:

300g miell manitoba ose 0

250g miell 00

250 ml qumësht ne temperaturë ambienti

1 vezë + 2 te verdha veze

100g gjalpe i butë i prerë ne kubike te vegjel

1+1/2 luge e vogel kripe

20g maja birre e freskët

1 luge e vogel sheqer

1 verdhe veze per ta lyer siper

Perberesit per mbushjen:

250g djathë provolone i tymosur ose djathe tjeter kaçkavall qe shkrihet

150g proshutë cotto e prerë ne kubike ose sallam.etj

Përgatitja:

1.Në një tas te vogel me 2-3 luge ujë dhe sheqerin tresim majanë te cilen e thermojmë me dore. Shtojme pas 5 minutash dhe qumështin te cilin e kemi vakur pak fare.

2.Ne robot hedhim qumështin bashke me majane, miellin, vezet dhe i perziejme mire( mund ta pergatisim edhe me dore duke i perzier ne nje tas)E punojme brumin ne robot per 6/7 minuta. Shtojmë gjalpin pjesë-pjesë derisa te jete përzier plotësisht me brumin. Shtojmë kripën dhe vazhdojme e punojme akoma derisa te shohim që brumi nuk ngjit ne anesoret e tasit.Veme brumin ne nje tas te lyer me pak vaj, e mbulojme me plastmas kuzhine dhe e leme në një vend te ngrohet derisa te dyfishojë vellimin.

3.Pas kësaj kohe, e marrim brumin dhe e ndajmë ne topa me 40g secila afersisht, i shtypim me dore dhe i mbushim me pak djathë, sallam ose proshute. I mbyllim me dore dhe i vendosim ne taven te lyer me pare me gjalpë e miell ose letër furre.

E lëmë tavën per 30 minuta ne ambient te ngrohet. Perpara se ta fusim ne furre i lyejme me penel me te verdhe veze te rrahur me pirun ose me pak qumësht dhe me pas e spërkasim me fara susami.

4.Ndezim furrën në 180°c. Vëmë tavën ne pjesen e poshtme te furrës dhe e pjekim për 30/40 minuta afersisht ose derisa te shohim qe ka marre ngjyrë .

Nese nuk dëshironi t'i mbushni, do keni si rezultat panine të buta dhe shume të shijshme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat