Quiche me djathë Gorgonzola dhe domate qershiza

Ushqime

Quiche me djathë Gorgonzola dhe domate qershiza

Më: 8 mars 2021 Në ora: 18:52
Quiche

Përbërësit për brumin Briseé-tavë me diametër 26cm: 250gr miell ● 100gr gjalpë i butë në kubikë ● 70ml ujë i ftohtë ● pak kripë

Për mbushjen:
150gr djathë Gorgonzola ● 15 domate qershiza ● 1 grusht arra të qëruara të ndara në mes ● 2 vezë ● 200ml pana ● kripë, piper

Përgatitja e brumit Briseé:
1.Përziejmë gjalpin me miellin, kripën dhe ujin. Brumit i japim formë të rrumbullakët dhe i lëmë të pushojnë në frigorifer për 15 minuta, të mbështjella me letër plastike.
2.Ndezim furrën në 180°. Pas kësaj kohe hapim brumin duke i dhënë formën e tavës, por duhet të kemi parasysh të veshim edhe anësoret e saj me 2-3 cm lartësi. Shpojmë bazën e tortës me pirun dhe e pjekim për 15 minuta.
3.E nxjerrim nga furra dhe shpërndajmë mbi të djathin në copa të vogla.
4.Në një tas, përziejmë vezët me panën, piperin dhe pak kripë (duhet të kemi parasysh që djathi është shumë i kripur). I hedhim te baza e tortës, sistemojmë domatet dhe copat e arrave, i pjekim në furrë për afro 35 minuta ose derisa të shikoni që Quiche ka marrë ngjyrë të artë. Shërbehen të vakëta ose të ftohta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat