Supë me kos dhe lëng mishi – Plot shije dhe shëndet!

Ushqime

Supë me kos dhe lëng mishi – Plot shije dhe shëndet!

Më: 10 mars 2021 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Përgatitet shpejtë dhe lehtë në pak kohë dhe të përfshin tërësisht me shijen e saj.

Kjo është një supë e lehtë, e pasur në vlera ushqyese dhe me një shije fantastike gjithashtu.

Kjo është recetë tipike tradicionale shqiptare, e cila përgatitet gjerërisht nga amvisat e të gjitha krahinave shqiptare.

Përgatitet shpejtë dhe lehtë në pak kohë dhe të përfshin tërësisht me shijen e saj.

Kjo supë shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me sallata të freskëta të stinës, sallatë jeshile apo spinaq i freskët me limon.

Gjithashtu, supa me kos me lëng mishi shoqërohet në mënyrë fantastike me bukë të thekur, byrekë shtëpie por edhe turshi të përgatitura vetë në shtëpi.

Shija e athët e kosit kombinuar me lëngun e mishit dhe freskinë e majdanozit është një mrekulli për shijen, e cila me siguri do t’ë shndërrohet në supën tuaj të preferuar.

Përbërësit

4 thela mish viçi me kocka

2 gota (400 ml) kos

E verdha e një kokërr veze

Një lugë gjelle miell

Kripë

Piper

Majdanoz i freskët

Gjalpë

Përgatitja

Si fillim, vendosni mishin në një tenxhere me ujë, pak gjalpë dhe kripë dhe ta lini të ziejë derisa të zbutet tërësisht.

Më pas mishin largojeni nga tenxherja, vendoseni në një pjatë mënjanë dhe lëngun e kullojeni në mënyrë që të largoni mbetjet e kockave.

Ndërkohë, në një tas rrihni të verdhën e vezës, shtoni kosin dhe miellin dhe rrihini përmes një teli kuzhine derisa masa të njëtratësohet.

Më pas këtë masë shtojeni tek tenxherja me lëngun e mishit të viçit (duhet të keni 2-3 gota me lëng mishi).

Rregullojeni për kripë dhe përzjeheni me një lugë druri derisa masa të trashet.

Kur të jetë gati hiqeni nga zjarri, kur ta servirni nëpër pjata spërkateni me piper, majdanoz të grirë hollë dhe pak gjalpë të freskët të tretur.

Thelat e mishit mund t’i shtoni në pjatën e supës por mund t’i servirni edhe me prime të pjekura duke shoqëruar supën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat