Roladë me mish të bluar dhe vezë

Ushqime

Roladë me mish të bluar dhe vezë

Më: 10 mars 2021 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

PËRBËRËSIT:

• 1 kg mish të bluar, • 1 qepë e grirë në rende ose makinë mishi, • 2-3 thelpinj të shtypur hudhre, • majdanoz të grirë hollë, • 2 vezë, • një copë tul buke të ulur në qumësht, • kripë piper, • 5 vezë të ziera fort, • 2-3 lugë galetë, • 2-3 lugë parmezan, • 1 lugë mustardë.

Në masën e mishit të bluar shtohen qepë, vezë të tundura, kripë, piper, majdanoz, hudhër, bukë dhe të gjitha përzihen mirë. Në tavolinë shtrohet një pecetë e lagur, mbi të alufolie e lyer me yndyrë dhe mbi folie hidhet djathi në rende i përzier me galetë. Mbi shtrohet mishi në formë katërkëndëshi në trashësi prej afro 2 centimetrash. Në mes të mishit vendosen njëra pas tjetrës vezët e ziera 10 minuta (mund të vihen edhe karota të ziera dhe të prera në fije dhe fletë majdanozi).

Duke e ngritur pecetën e lagur, nga të dyja anët, do të bashkohen edhe anët e mishit në formë roleje, të cilat ngjiten mirë me dorë. Roleja e mbështjellë, lyhet me mustardë, spërkatet nga sipër me yndyrë dhe galetë, shpohet në disa vende me pirun në mënyrë që të mos çahet gjatë pjekjes dhe mbështillet e mbyllet mirë me alufolie. Vendoset në enë ku do të piqet dhe futet në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë elsius për t’u pjekur për 30 minuta. Pasi të fiket furra, rolada qëndron edhe 20 minuta në furrë e zbuluar nga folia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat