Gurabi roladë

Ushqime

Gurabi roladë

Më: 12 mars 2021 Në ora: 20:02
Foto ilustrim

PËRBËRËSIT:

2 vezë,

• 2 filxhan të kafës sheqer,

• 2 filxhanë vaj,

• 16 lugë miell,

• 1 pluhur paste,

• 1 qeskë sheqer vanilje,

• 1 lugë kakao,

• 100 gr arra të grimcuara,

• lëvore limoni në rende.

Gatuhet një brum i fortë me përbërësit e lartpërmendur përpos arrave dhe lëvore limonit. Pasi të ngjeshet, ndahet në dy pjesë. Njërës pjesë i shtohet kakao. Priten 2 copë letër pergamenti madhësishë 30x20 cm. dhe lyhen me yndyrë. Mbi letra të lyera në njërën shtrihet brumi i bardhe në tjetrën i kafenjtë. Me ndihmë të letrës përmbyset brumi i kafenjtë mbi atë të bardhë. Hidhen arra të grimcuara dhe lëvore limoni.

Mbështillet rolada e cila futet në friz për ½ ore. Rolada e ftohur pritet në trashësi prej 11/2 cm. 16 pjesë, pastaj copat rradhiten në tepsi të lyer me yndyrë dhe piqen në furrë të nxehtë me temp. 200 gradë C për 25 min. Shërbehen me çaj, kafe etj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat