Fileta viçi në verë dhe ajkë

Ushqime

Fileta viçi në verë dhe ajkë

Më: 14 mars 2021 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

PËRBËRËSIT:

4 fileta viçi nga 120-150 gr, kripë, piper, pak miell, 1 lugë vaj, 1 lugë gjalpë, specall, 1/8 lit verë, erëza, disa feta limoni, 1/8 lit ajkë, 1 lugë niseshte.

Filetat kriporen, piperoren dhe përmiellen. Gjalpi me vaj nxehet dhe në të fërgohen filetat nga 4-5 minuta nga të dy anët dhe vendosen në pjatë të nxehtë.

Në vaj të nxehtë hidhen specalli e ajka dhe, sa të marrë një valë, shtohet niseshteja e ulur në verë me 4 lugë ujë, e erëza.

Kjo masë, pasi të vlohet pak dhe të kullohet, derdhet mbi mish të fërguar. Zbukurohet me feta limoni dhe shërbehet me perime të ziera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat