Sallata që ndihmon në shfryrjen e barkut, largimin e lëngjeve të tepërta dhe djegien e dhjamit

Ushqime

Sallata që ndihmon në shfryrjen e barkut, largimin e lëngjeve të tepërta dhe djegien e dhjamit

Më: 15 mars 2021 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Fryerja e barkut dhe kilet e tepërta janë një shqetësim për shumë njerëz. Me recetën e mëposhtme, ju mund të përgatitni "një sallatë diuretike", e cila mund të konsiderohet edhe një pjatë, e lehtë dhe e këndshme për të gjithë familjen, informon noa.al.

Kjo është një sallatë ideale për t’u konsumuar në çdo rast, veçanërisht në ditët kur keni ndjesinë e fryrjes dhe ndjeni nevojën për të konsumuar diçka të lehtë, por të mirë, e cila ndihmon të shfryhemi pa na shtuar dëshirën për të ngrënë.

Pikërisht kjo sallatë diuretike eliminon ndjenjën e fryrjes, por në të njëjtën kohë ju bën të ndiheni të ngopur.

Ajo është gjithashtu e lehtë për t’u përgatitur, duke qenë një sallatë, por është thelbësore që të gjithë përbërësit e evidentuar më poshtë të jenë të pranishëm, për ekuilibrin e duhur.

Kjo është një pjatë e dobishme për të zëvendësuar një vakt e për tu ndjerë të lehtë; për të shfryrë barkun, për të larguar lëngjet e tepërta dhe për të djegur dhjamin.

Përbërësit

1 avokado

1 kastravec

225 gramë domate qershi

20 gramë qepë të kuqe të copëtuar

2 lugë gjelle vaj ulliri

20 gramë majdanoz

40 gramë djathë feta

1 lugë gjelle uthull molle.

Në një tas sallate, nisni të fusni fillimisht trangullin e prerë në feta dhe domatet e ndara më dysh. Shtoni qepën e kuqe të prerë në copa të vogla. Merrni avokadon dhe pasi ta keni qëruar, priteni në feta dhe futeni në tas. Më tej shtoni djathin e në fund, majdanozin në degë të copëtuar, vajin dhe uthullën. Përzieni dhe gati, ju bëftë mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat