E shëndetshme dhe e shijshme; Lulelakër në furrë

Ushqime

E shëndetshme dhe e shijshme; Lulelakër në furrë

Më: 17 mars 2021 Në ora: 17:49
Foto ilustrim

Përbërësit:

1 lulelakër
50 g gjalpë
50 g miell
500 ml qumësht
50 g parmigiano
100 g gouda
Arrë myshk
Kripë

Ndajmë lulelakrën ne boçe, e ziejmë 2-3 minuta. Në tigan skuqim gjalpin me miellin, e shuajmë me qumësht, shtojmë kripë dhe arrë myshkun, e ziejmë derisa të bëhet krem.

Shtrojmë pak krem në tavë, shtojmë lulelakrën dhe djathin e prerë. Shtojmë pjesën tjetër të kremit ,pak arrë myshk dhe djathin parmiagiano. E vendosim në furrë të parangrohur dhe e pjekim me 200 gradë për 20 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat